Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, ka kritikuar ashpër politikanët për gjuhën që përdorin ndaj femrave në sallën e Kuvendit të Shqipërisë.
Ajo në një postim në rrjetet sociale shkruan se gjuha e dhunshme dhe degraduese ndaj femrave, sidomos në Parlament, është e papranueshme.
“Është e nevojshme të themi sot atë që kishim planifikuar për të thënë më 25 nëntor (kur do të nisin 16 ditët e aktivizmit kundër dhunës gjinore): Gjuha e dhunshme dhe degraduese ndaj femrave, sidomos në Parlament, është e papranueshme. Udhëheqësit politikë duhet të kenë kujdes me shembullin që japin”, ka thënë diplomatja amerikane.