Kosova vazhdon të shkëlqej në fushën e muzikës dhe artit. Artistat tanë kanë arritur të pushtojnë kryeqendrat botërore me talentin dhe arritjet e tyre, sidomos në muzikë, e respektivisht edhe në skenën e Operas.
Për të bërë të mundur përfaqësimin sa më dinjitoz të artistëve tanë, Ambasada e Kosovës në Sofje ka ndërmarrë një iniciativë për të parë mundësinë e prganizimit të ngjarjeve kulturore të përbashkëta ku artistet nga Kosova do të mund të përformonin në skenën e Operës dhe Baletit të Sofjes.
Për këtë qëllim i Ngarkuari më Punë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Sofje, Ambasadori Delfin Pllana ka zhvilluar një takim me Plamen Kartaloff, Drejtor i Përgjithshëm i Operës dhe Baletit të Sofjes dhe Ana Bogdanova- përgjegjëse për Marrëdhënie Ndërkombëtare në këtë institucion.
Në këtë takim Ambasadori Pllana, duke njoftuar z. Kartaloff me kapacitetet artitsitike që posedon Kosova, respektivisht emrat e njohur me përmasa botërore që ka Kosova në këtë fushë, ka shprehur interesimin për mundësinë e organizimit të ngjarjeve kulturore të përbashkëta ku artistet nga Kosova do të përformonin në skenën e Operës dhe Baletit të Sofjes.
Në anën tjetër, Kartaloff, duke vlerësuar emrat e njohur të Kosovës në skenën e Operas ka mirëpritur idenë, duke thënë së kjo do të ishte një vlerë e shtuar në reportuarin e Operas dhe Baletit të Sofjes./UBTNEWS