Ambasada Amerikane ka reaguar pas deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha ndaj ambasadores Yuri Kim si dhe padinë ndaj Antony Blinken pasi DASH-i e shpalli non-grata në SHBA. Ambasada thotë se do të përdorin çdo instrument për t’u përballur me korrupsionin dhe pandëshkueshmërinë.
“Midis urdhrit ekzekutiv të Presidentit Biden, shpalljes nga sekretari i shtetit Blinken, deklaratave të ambasadores Kim përpara shtypit medias javën e kaluar dhe editorialit të saj këtë javë, qëndrimi i SHBA është i qartë dhe i pandryshuar: Lufta kundër korrupsionit përbën një interes thelbesor të sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara dhe ne do të përdorim të gjitha instrumentet që kemi në dispozicion për tu përballur me korrupsionin dhe pandëshkueshmërinë.”, thotë ambasada./dritare.net