Ambasada e Republikës së Kosovës në Abu Dhabi ka njoftuar qytetarët kosovarë -vizitorë dhe rezidentë për gatishmërinë e saj për evakuim në rast të bllokadës së hapësirës ajrore në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Ambasada njofton se është në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet lokale, institucionet shtetërore në Kosovë dhe Ambasadën në Riad, për të siguruar mënyrën më të shpejtë dhe më të sigurt të evakuimit të qytetarëve kosovarë.
Sipas njoftimit zyrtar, “Në momentin e domosdoshmërisë për evakuim emergjent, Ambasada do t’ju njoftojë menjëherë dhe do të organizojë fluturimet nga aeroportet në Jeddah ose Riyadh”.
Qytetarët që ndodhen në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe nuk janë regjistruar ende, mund të kontaktojnë Ambasadën përmes emailit embassy.uae@rks-gov.net ose numrit +971 54 709 2109, duke dërguar të dhënat e dokumentit të udhëtimit dhe vendin ku ndodhen. Kjo do të lejojë përgatitjen e lejes kaluese urgjente në kufirin e Arabisë Saudite në rast evakuimi bën të ditur njoftimi i Ambasadës.
Hetimi dhe koordinimi me autoritetet lokale dhe ato saudite, sipas Ambasadës se Kosovës në Abu Dhabi po vazhdojnë për të siguruar evakuimin e qytetarëve në rast nevoje.
