A do të ishte e plotë periudha e Krishtlindjeve pa meloditë që shoqërojnë festat? E sidomos pa hitin e Krishtlindjeve të Mariah Carey “All I Want for Christmas Is You”.
Ndonëse ky hit është shndërruar në himin e dhjetorit të çdo viti, këtë vit dëgjuesit kanë thyer rekordet e mëparshme të dëgjimit.
Nuk është e pazakontë që kjo këngë të kryesojë të gjitha listat e Spotify gjatë sezonit të Krishtlindjeve, por ky vit ka qenë veçanërisht i suksesshëm për melodinë klasike të Carey, pasi është bërë kënga më e transmetuar në Spotify brenda një dite të vetme.
Kjo këngë arriti të grumbullojë rreth 23.7 milionë transmetime vetëm brenda 24 orëve, që thyen çdo rekord të transmetimit. Ndërsa edhe përfitimet e artistes nga hiti i saj nuk janë të pakta, sipas mediave të huaja, Carey ka fituar rreth 60 milionë dollarë që nga viti 1994 nga kjo këngë.