Carlos Alcaraz arriti ta ruajë fronin në ‘Indian Wells’ ku në finale mposhti tenistin rus Daniil Medvedev, gjë të cilën e kishte bërë edhe një vit më parë.
Spanjolli e gjeti veten në vështirësi në setin e parë pas shifrave 6-6, ku iu desh ‘tie-break’ (5-7) për ta fituar. Kurse setin e dytë, Alcaraz e mbylli pa asnjë problem me rezultat 6-1, duke mos i lënë asnjë shans kundërshtarit rus.
Kështu numri dy i botës kthehet të fitojë një turne pas ‘Grand Slam-it’ të Wimbledon verën e shkuar.
Pas këtij suksesi, Alcaraz shndërrohet në tenistin e dytë që arrin të fitojë pesë tituj Masters 1000 para se të mbushë 21-vjeç, teksa i pari që ia ka dalë është Rafael Nadal.
Gjithashtu Alcaraz është edhe tenisti i parë pas tetë vitesh që fiton dy tituj radhazi Indian Wells, teksa më parë këtë turne e kishte fituar tri herë radhazi Novak Djokovic në vitet 2014, 2015 dhe 2016./UBTNews/