UBT News

Albumi i The Weeknd u lansua

Albumi i ri i The Weeknd, “Dawn FM”, u lansua zyrtarisht!

Mëngjesin e së premtes, këngëtari kanadez publikoi albumin – më pak se një javë prej kur njoftoi për projektin. Ky album ka gjithsej 16 këngë dhe zgjat 52 minuta. Kopertina e albumit ka fotografinë e këngëtarit kanadez me flokë ngjyrë hiri dhe me mjekërr.

Për këtë projekt ai ka bashkëpunuar me Jim Carrey, Tyler, the Creator, Lil Wayne, Oneohtrix Point Never, Swedish House Mafia, Max Martin, Calvin Harris dhe Josh Safdie.

Ai organizoi një event live në Amazon përmes të cilit lansoi albumin./UBTNews

Exit mobile version