UBT News

Albumi i ri i Dua Lipës do të frymëzohet nga kultura e viteve të 70-ta

Dua Lipa është duke eksperimentuar me një tingull krejt të ri për albumin e saj të tretë.

Ajo do të heqë dorë nga epoka e saj e disko pop-it në favor të muzikës së informuar nga “psikedelia e epokës 1970”.

Një artikull i New York Times ka pohuar se artistja po ripërdorë tinguj dhe po merr ndihmë nga akti psikodelik Tame Impala nga Kevin Parker.

Artikulli vuri në dukje se: “Ajo nuk dëshiron t’i “tjetërsojë” ata [adhuruesit e saj], megjithëse po zhvillon një tingull të ri”, këngë këto që ngjasojnë me këngët e viteve 70-ta.

Muajin e kaluar, Mark Ronson zbuloi se tashmë ka dëgjuar “pak” nga albumi i ri i Duas.

Ndërsa vet Dua pranoi se albumi është “i ndryshëm nga pikëpamja e zërit” nga ajo që ishte më parë dhe ngacmoi se titulli do të bënte “gjithçka” më të qartë për fansat e saj./UBTNews/

Exit mobile version