UBT News

Albumi “30” i Adele më i shituri në Britani të Madhe

Albumi “30” i këngëtares së mirënjohur, Adele, ishte albumi më i shitur i vitit 2021, vetëm gjashtë javë pasi doli në shitje.

Ylli shiti më shumë se 600 mijë kopje të albumit të saj, ku 80% e shitjeve janë në CD, duke përmbysur trendin e fundit të bazuar në shitjet online.

Një rekord prej 147 miliardë këngësh u transmetuan në Mbretërinë e Bashkuar vitin e kaluar, 5.7% më shumë nga viti 2020.

“30” po ashtu u bë LP albumi me shitjen më të madhe si dhe albumi i parë i vitit 2021 që i ka shitur më shumë se 1 milion kopje./UBTNews

Exit mobile version