Aktori i mirënjohur, James Franco e pranoi se ka fjetur me studente të shkollës së tij të aktrimit, pothuajse katër vjet pasi u ngritën ndaj tij akuza për sjellje të pahijshme seksuale.
Franco pranoi të paguante 2.2 milionë dollarë në korrik pasi u padit për përfshirje në “sjellje të pahijshme seksuale ndaj studenteve femra”.
Në një intervistë, ai tha se përderisa po jepte mësim, “fjeti me studentet dhe kjo ishte sjellje e pahijshme”. Ai tha se tendenca e tij nuk ishte për të joshur gratë për qëllime seksuale.
Aktori tha se qe sa kohë qëndroi i heshtur sepse kishte njerëz që ishin të shqetësuar nga veprimet e tij dhe ky kishte nevojë për këshillat e tyre.
Sarah Tither-Kaplan dhe Toni Gaal, të cilët ndoqën shkollën e aktrimit të Frankos, Studio 4, e cila tashmë ndaloi veprimin, pretenduan se Franko u përpoq të “krijonte një tubacion të vajzave të reja që i nënshtroheshin shfrytëzimit të tij seksual personal dhe profesional në emër të edukimit”.
Padia ndaj tij u paraqit në Los Anxhelos në vitin 2019, përmes së cilës pretendohet se ai abuzoi me pozitën e tij dhe krijoi mundësi për role në filmat e tij. Fillimisht Franco i kishte mohuar këto akuza./UBTNews