UBT News

Aktori britanik me kritika për mënyrën se si myslimanët portretizohen në filma, po ndërmerr një iniciativë

Aktori dhe reperi britanik, Riz Ahmed, po synon t’i luftojë ‘portretizimet toksike’ të myslimanëve në filma përmes një iniciative.

Arsyeja që e shtyu atë të ndërmarrë një veprim të tillë është një studim që thotë se myslimanët rrallë shfaqen në ekran, ose nëse ndodh kjo, zakonisht portretizohen në aspektin negativ.

Në fillim të këtij viti, ylli i “Sound of Metal”, u bë myslimani i parë që u nominua në kategorinë ‘aktori më i mirë’ në Oscars.

Ahmed, i cili njihet edhe për rolin në “Rogue One and the Night of”, thotë se çështja e keqprezantimit të myslimanëve në filma nuk duhet të injorohet më. Në një video në internet ai tha se nominimi për Oscar ishte një moment i ëmbël.

“Jam lodhur duke i parë personazhet myslimane në filma qoftë në aspektin negativ apo madje jo ekzistent. Industria duhet të ndryshojë”, deklaroi mes tjerash aktori përmes një videoje në Twitter.

Edhe në karrierën e tij sikurse reper, Ahmed trajtoi çështje rreth Islamofobisë në Britani të Madhe në albumin e tij të vitit 2020, “The Long Goodbye”./UBTNews

Exit mobile version