Aktori Alec Baldwin ishte duke tërhequr revolverin e armës dhe duke e drejtuar atë nga kamera gjatë provave në shesh xhirimet e filmit “Rust” në New Mexico, kur aksidentalisht qëlloi për vdekje kinematografen Halyna Hutchins dhe plagosi regjisorin Joel Souza, thanë dokumentet ligjore.
Deklaratat e regjisorit Souza dhe kamermanit Reid Russell po e ndriçojnë rastin. Aktorit i ishte dorëzuar një armë mbështetëse e cila u tha se ishte pa plumba. Regjisori po qëndronte mbrapa kinematografes kur u qëlluan me armë zjarri. 42-vjeçarja u qëllua në gjoks.
Të premten, autoritetet thanë se ndihmësregjisori Dave Halls i kishte dorëzuar armën aktorit Baldwin dhe i tha se ishte “armë e ftohtë”, duke i thënë se ishte e sigurt për t’u përdorur./UBTNews