Aktiviteti fizik është një nga mënyrat më të mira për të qëndruar të shëndetshëm fizikisht, por edhe mendërisht.
Këtë thonë ekspertët në Universitetin California në San Franciscos në lidhje me ndihmën që sportet i japin trurit.
Jo vetëm për të çliruar stresin, por edhe për të mbatjur larg rrezikun e prekjes nga sëmundje të kujdesës siç është demenca.
Çfarë duhet të dini?
Efektet mbrojtëse të sportit në tru janë parë në një studim të kohëve të fundit me tregues mjaft pozitivë kundër sëmundjeve të kujtesës.
Teksa studime të mëparëshme kanë treguar se sportet ulin me 30-80% rrezikun e prekjes nga demenca, në këtë studim të Universitetit California në San Francisco tregohet se ushtrimet çlirojnë proteina të cilat mbrojnë trurin tuaj në një masë të madhe.
Proteinat që çlirohen duket se janë çelësi suksesit pasi ato kanë mundësi të qarkullojnë e zëvendësohen në mënyrë më të shpeshtë kur ju kryeni aktivitet fizik.
Në studimin e publikuar në janar, thuhet se sa më shumë aktivitet fizik të kryeni aq më shumë preteina do të çlirohen në trupin tuaj.
Ekspertët rekomandojnë rreth 150 minuta në javë aktivitet për të mbajtur të shëndetshëm trurin.
Sipas tyre sinapset e trurit të cilat janë përgjigjëse për komunikimin funksionojnë më mirë kur jenë në lëvizje.
Kjo metodë funksionon kryesisht për sëmundjet e kujtesës si Alzhaimer apo forma të tjera të demncës.
Këto të dhëna përforcojnë rëndësinë që aktiviteti fizik ka në jetën e përditëshme si dhe shëndetin e të gjithë organizmit.
Si të jeni më sportiv?
Mjafton të nisni me seanca të vogla ecjesh, vrapi apo ndonjë sporti që keni të preferuar.
Rreth 20-30 minuta në ditë janë të nevojshme për të vënë trupin në lëvizje e për të përfituar shëndet të plotë.
Kujdesuni të krijoni një rutinë tuajën dhe ta shijoni atë, pa u sforcuar.
Ushtrimet në natyrë, ecjet apo vrapi mbajnë vendin e parë si metoda të shëndetshme për të çliruar edhe stresin e tepert, një mënyrë mjaft efikase që mbron trurin./AgroWeb.org