Kanë vdekur dy vajza E.DH dhe R.DH, ndërsa është lënduar edhe një tjetër si pasojë e një aksident të rëndë që ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në aksin rrugor Sarandë–Delvinë, në vendin e quajtur “Pularia”.
Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke sjellë pasoja tragjike.
E lënduara është në gjendje të rëndë dhe ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve në spitalin e Sarandës, shkruan rtsh.al.
Sipas burimeve policore, automjeti po drejtohej nga Ela Dhimaku kur u përplas me një tjetër mjet.
Forca të shumta policie, ambulanca dhe zjarrfikëse mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes për të dokumentuar provat dhe për të ofruar ndihmën e nevojshme.