Në kuadër të Global UBT Fest 2026, Fakulteti i Stomatologjisë në UBT zhvilloi aktivitetet e radhës të Akademisë Verore, duke mbledhur profesorë, profesionistë dhe studentë në një program të pasur me ligjërata shkencore, prezantime profesionale dhe diskutime mbi zhvillimet më të reja në fushën e stomatologjisë.
Programi u organizua në tri sesione shkencore, të moderuara nga stafi akademik i Fakultetit të Stomatologjisë, ku u trajtuan tema që pasqyrojnë risitë më të fundit në diagnostikim, trajtim dhe kujdesin oral. Ligjëratat u mbajtën nga profesorë dhe ekspertë të fushës, të cilët ndanë përvojat dhe njohuritë e tyre me pjesëmarrësit.
Ndër temat e trajtuara ishin strategjitë rigjeneruese në kirurgjinë moderne periodontale, ndikimi i sëmundjeve periodontale në shëndetin e përgjithshëm, materialet bashkëkohore në protetikë, përdorimi i realitetit virtual në uljen e frikës nga trajtimet dentare, menaxhimi kirurgjikal i cisteve radikulare, roli i teknologjive diagnostikuese si CBCT dhe MRI në diagnostikimin e tumoreve orale, trajtimi i odontomave dhe palatoshizave, si dhe përdorimi i materialeve moderne në endodonci dhe rëndësia e ushqimit në parandalimin e kariesit te fëmijët.
Një pjesë e rëndësishme e programit iu kushtua edhe prezantimeve të studentëve të programeve Stomatologji dhe Teknik Dentar, të cilët prezantuan punime shkencore dhe studime të përgatitura në bashkëpunim me mentorët e tyre, duke dëshmuar nivel të lartë profesional, hulumtues dhe prezantues.
Në përmbyllje të aktivitetit u organizua ceremonia e ndarjes së çmimeve për prezantimet më të mira studentore.
Çmimi i Parë iu nda:
- Asja Salihu;
- Shpresa Mustafa dhe Gjeraqina Jusaj;
- Erleta Bytyqi dhe Luan Maliqi.
Çmimi i Dytë iu nda:
- Diar Kolshi dhe Luan Maliqi;
- Erblina Shabani;
- Ornela Lezi.
Çmimi i Tretë iu nda:
- Artiola Fazliu, Valëza Rukovci dhe Besmira Fazlija;
- Lis Ameti.
Akademia Verore e Fakultetit të Stomatologjisë në UBT vazhdon të shërbejë si një platformë e rëndësishme për shkëmbimin e njohurive, prezantimin e praktikave bashkëkohore dhe nxitjen e hulumtimit shkencor, duke kontribuar në përgatitjen e profesionistëve të ardhshëm të stomatologjisë sipas standardeve më të larta akademike dhe profesionale.

