UBT News

Afganët në Shqipëri, shpresë për një jetë të re

Rreth 700 refugjatë afganë kanë mbërritur deri tani në Shqipëri, që prej 27 gushtit kur mbërriti grupi i parë.

Disa prej tyre, ish zyrtarë të qeverisë së rrëzuar në Afganistan, i thanë Zërit të Amerikës se korrupsioni dhe ndikimi negativ i fqinjëve, bënë që vendi i tyre të bjerë në duart e talebanëve. Ata u shprehën gjithashtu, se po ndjekin me trishtim dhunimin e të drejtave të grave dhe vajzave atje, nga regjimi taleban, që mori pushtetin me dhunë në mesin e muajit gusht.

Qytetarët afganë që janë strehuar në Shqipëri me kërkesë të SHBA dhe vendim te qeverisë shqiptare, pas largimit të amerikanëve nga Afganistani dhe marrjes se pushtetit nga talebanët, janë strehuar në zona rezidenciale në Durrës dhe Shëngjin.

Exit mobile version