UBT News

Adidas planifikon të shesë atletet e mbetura Yeezy

Adidas thotë se planifikon të shesë atletet e mbetura Yeezy nga partneriteti i saj me reperin Kanye West për të paktën çmimin e kostos.

Firma ndërpreu bashkëpunimin me reperin dhe stilistin, i cili njihet edhe si Ye, në vitin 2022 pasi një sërë komentesh antisemitike të bëra nga ai në rrjetet sociale. Por kërkesa për këto atlete nuk ka rënë, pasi ato janë jashtëzakonsiht të kërkuara në tregun e rishitjes.

Financat e gjigantit gjerman të veshjeve sportive u ndikuan vitin e kaluar nga ndërprerja e partneritetit me reperin Yeezy dhe pasi uli çmimet për shitësit me shumicë për të zvogëluar stoqet e mallrave, njoftoi Adidas përmes një deklarate./UBTNews/

Exit mobile version