UBT News

Adele triumfon në “Brit Awards”

Ylli Adele fitoi tri nga katër çmimet kryesore në ceremoninë e sivjetme në “Brit Awards”, ceremoni kjo që u mbajt të martën. Këngëtarja fitoi çmimet artistja më e mirë, albumi më i mirë dhe kënga më e mirë e vitit me “Easy on Me”. Adele ia dedikoi këtë triumf djalit dhe ish-bashkëshortit të saj, Simon.

Adele po ashtu e interpretoi në skenë këngën, “I Drink Wine”, krahas performuesve tjerë të mbrëmjes si Anne-Marie, Liam Gallagher, Little Simz, Dave, Fender dhe Ed Sheeran.

Sheeran u zgjodh kompozitori i vitit në O2 Arena. Edhe Dua Lipa mori çmim në këtë ceremoni. Ajo u shpërblye me çmimin artisja më e mirë R&B./UBTNews

Exit mobile version