Adele u zhvendos nga Londra në Los Angeles vite më parë dhe arsyeja është sepse nuk mund t’i përballonte çmimet e shtëpive në Londër.
Së fundi në një intervistë për British Vogue, këngëtarja deklaroi se arsyeja pse ajo, ish-bashkëshorti i saj, Simon Konecki, dhe djali i tyre 9-vjeçar, Angelo, u zhvendosën në Londër ishte për ta përmirësuar kualitetin e jetës.
Në Londër, ajo tha se shumicën e kohës e kalonte “në veturë ose brenda një banese” dhe donte që të ishte në një vend ku do ta shijonte “ajrin e freskët dhe diku ku do të mund ta shihte qiellin”.
“Llojin e shtëpisë që e kam në Londër s’do të mund ta përballoja kurrë në Londër. Kurrë”, deklaroi ajo.
Adele zotëron tre mansion në Los Angeles, me një vlerë prej 30 milionë dollarë./UBTNews