UBT News

Adele thotë se djali i saj do ta urrejë këngën “My Little Love”

https://www.youtube.com/watch?v=vwPDsSPaDsY credti Q on CBC

Adele foli për këngën emocionuese që ia dedikoi djalit të saj, Angelo. Të premten, 33-vjeçarja në një paraqitje televizive deklaroi se kënga e tretë e albumit të saj “30”, është ‘shumë personale’.

E titulluar “My Little Love”, kënga përmban biseda të incizuara mes këngëtares dhe djalit të saj 9-vjeçar, rreth ndarjes nga babai i tij, Simon Konecki.

“Ai ndoshta do ta urrejë këtë këngë kur ta arrijë moshën e adoleshencës. Por është pjesë e rëndësishme e enigmës që po provoja ta kuptoja nga jeta ime – jo albumi – andaj m’u desh ta përfshija”, deklaroi ajo.

The Q Interview: Adele opens up about 30, divorce and her struggle with fame

Adele i kujtoi bisedat me të përmes këngës, duke shpjeguar se ajo donte “të ishte e qartë dhe e sinqertë me të”./UBTNews

Exit mobile version