UBT News

Adele shpërtheu në lot në skenë gjatë ribashkimit me ish-mësuesen

Adele shpërtheu në lot kur u befasua nga një ish-mësuese e saj. Gjatë koncertit të saj të veçantë “An Audience with Adele” në Palladiumin e Londrës në filim të këtij muaji, Damme Emma Thompson e pyeti këngëtaren se a ka ndonjë person që e ka inspiruar atë gjatë jetës së saj.

Adele zbuloi se mësuesja e saj e gjuhës angleze në shkollën Chestnut Grove, McDonald, e inspiroi atë kur ishte e re.

“Ajo ishte shumë e lezetshme. Aq tërheqëse. Ajo me të vërtetë na bëri të kujdesshëm dhe ne e dinim se ajo kujdesej për ne”, tha fituesja e Grammyt. Ajo shtoi se McDonald ishte “aq e afërt dhe e dashur saqë me të vërtetë Adele mezi priste orën mësimore të gjuhës angleze”.

Thompson pastaj zbuloi se mësuesja e këngëtares Adele ishte në publik, dhe kështu ajo shpërtheu në lot dhe e mirëpriti atë në skenë.

“Jam shumë krenare me ty”, deklaroi McDonald teksa po përqafoheshin.

Superylli e ndau këtë moment emocionues edhe përmes Instagramit./UBTNews

Exit mobile version