UBT News

Adele rrezikon të humbasë zërin

Adele është paralajmëruar se mund të humb zërin e saj ikonik, përcjell UBT News.

Adele është këshilluar të investojë për ta mbajtur zërin e saj ikonik në gjendje të mirë, pasi vapa e thatë rreth rezidencës së saj prej 30 milionë funtesh në Las Vegas mund të ndikojë te kordat e saj vokale, sipas një këngëtari të muzikës rock.

Vapa e thatë në qytetin e nxehtë përvëlues mund të ndikojë në kordat vokale të këngëtares, pohoi Joe Elliott, frontmeni i Def Leppard.

62-vjeçari tregoi se mungesa e lagështisë në shkretëtirë kishte një efekt negativ në zërin e tij ikonik.

Ai u ankua se klima në të ashtuquajturin Sin City ishte “vrasëse për këngëtarët”.

Resorti i Nevadës është një nga qytetet më të thata në Amerikë dhe atmosfera e tharë ka prekur më parë këngëtarë të tjerë, duke përfshirë këngëtarin e U2, Bono dhe Jon Bon Jovi.

Adele ka pasur probleme me kordat e saj vokale ndër vite. Ajo iu nënshtrua një operacioni pasi pësoi një hemorragji në kordat e saj vokale në vitin 2011. Këngëtarja pati disa probleme përsëri dhe u detyrua të anulonte dy shfaqjet e fundit të turneut të saj botëror në stadiumin Wembley të Londrës në 2017./UBTNews/

Exit mobile version