UBT News

Adele Roberts e mposhti kancerin

Dj i Radio 1, Adele Roberts njoftoi se e mposhti kancerin pas pothuajse tetë muajsh trajtimi. Në Instagram ajo shkroi se “kjo është dita që e ka pritur”.

Adele së pari njoftoi se është duke marrë trajtim për kancer të zorrëve më 24 tetor 2021.

“Gjithçka që kemi kaluar duket se po rrotullohet në trupin tim dhe jeta duket paksa surreale për momentin”, ka shkruar ajo.

“Por unë jam tejet mirënjohës! Po i numëroj bekimet e mia”, deklaroi ajo tutje.

Adele ka folur hapur për rrugëtimin e saj ndaj kancerit dhe stomat e saj gjatë trajtimit./UBTNews/

Exit mobile version