UBT News

Adele publikon listën e këngëve të albumit më të ri

Adele ka ndarë listën e këngëve për albumin e saj të ri të shumëpritur – duke zbuluar një këngë të titulluar “I Drink Wine”, përcjell UBT News.

Albumi i këngëtares do të arrijë më 19 nëntor, dhe është një nga publikimet muzikore më të pritura ndër vite.

Këngëtarja ndau listën e këngëve me 12 këngë në internet, duke zbuluar se albumi hapet me “Strangers By Nature” dhe mbyllet me “Love Is A Game”.

Adele më parë tha se albumi “30” është një reflektim i një periudhe të trazuar të jetës së saj, e cila përfshinte divorcin me ish-bashkëshortin, Simon Konecki./UBTNews/

Lista e këngëve të albumit:

1. Strangers by Nature
2. Easy on Me
3. My Little Love
4. Cry Your Heart Out
5. Oh My God
6. Can I Get It
7. I Drink Wine
8. All Night Parking (Interlude) (with Erroll Garner)
9. Woman Like Me
10. Hold On
11. To Be Loved
12. Love Is a Game
13. Wild Wild West (Bonus Track)
14. Can’t Be Together (Bonus Track)
15. Easy on Me (Bonus Track) (with Chris Stapleton)

Exit mobile version