UBT News

Adele publikoi këngën “Easy On Me”

Këngëtarja dhe tekstshkruesja britanike, Adele publikoi projektin e ri muzikor pas gjashtë vjetësh.

“Easy On Me”, një baladë emocionale, u publikua në mesnatë në Britani të Madhe, duke iu dhuruar fansave një shije të ëmbël të albumit “30”, që pritet të publikohet së shpejti.

YouTube player

“Easy On Me” përshkruan në njëfarë forme ngjarjen se si Adele mori vendimin për t’u ndarë nga bashkëshorti i saj në vitin 2019, ndërsa i kërkon djalit dhe ish-burrit të saj mirëkuptim./UBTNews

Exit mobile version