UBT News

Adele premton se koncertet në Las Vegas do të mbahen këtë vit

Ylli Adele tha se koncertet në Las Vegas që së fundi u shtyen, do të mbahen “absolutisht 100%” gjatë këtij viti.

Muajin e kaluar, këngëtarja publikoi një video emocionuese një ditë para koncertit të saj, duke thënë se nuk ishin gati. Ajo tani i ka thënë prezantuesit televiziv Graham Norton se ajo dhe ekipi i saj po punojnë jashtëzakonisht shumë për të përgatitur dhe konfirmuar datat e reja.

Në muajin janar, ajo u tha fansave se ‘ishte e mërzitur’ që u shtye koncerti i saj në Las Vegas për shkak të rasteve me COVID-19 te ekipi i saj.

“Duhet të ndodhë këtë vit sepse kam plane për vitin e ardhshëm. Imagjinoni nëse do të më duhet të anulojë koncertet për shkak të shtatzënisë”, deklaroi këngëtarja duke bërë shaka.

Adele ka një djalë 5-vjeçar me ish-bashkëshortin Simon Konecki. Ajo tha në një intervistë se dëshiron të ketë më shumë fëmijë./UBTNews

Exit mobile version