UBT News

Adele po rikthehet me album dhe koncert televiziv

Këngëtarja e mirënjohur, Adele po planifikon të rikthehet në kohën e Krishtlindjeve me albumin e saj të shumëpritur, i katërti me radhë dhe me një koncert televiziv në Las Vegas.

Me këtë paraqitje, Adele do të rikthehet në skenë pas katër vitesh pauzë, pas turneut të saj rekord në vitin 2017.

“Adele dhe menaxhmenti i saj kanë qenë në bisedime me BBC America për ta transmetuar atë në të gjithë botën. Kjo do të jetë një nga shfaqjet e pakta si pjesë e turneut të saj promovues”, shtoi ky burim.

Kujtojmë se këngëtarja Adele kohët e fundit ka marrë shumë vëmendje pas zyrtarizimit të lidhjes me agjentin sportiv, Rich Paul./UBTNews

Exit mobile version