UBT News

Adele nuk përgjigjet rreth fejesës

Këngëtarja e mirënjohur, Adele nuk i është përgjigjur pyetjes rreth fejesës. Në një artikull të ri për Elle, këngëtarja britanike iu shmang pyetjes për fejesën e saj.

“Mirë, nuk jam e martuar”. S’jam e martuar”, deklaroi ajo, teksa u shpreh se “Kurrë më parë s’ka qenë kaq e dashuruar. Jam e obsesionuar pas tij”.

Ajo mbulon disa tema në intervistë, përfshirë edhe shtyrjen e koncertit të saj në Vegas në Colosseum në Caesars Palace në muajin janar, për të cilën ajo thotë se “ishte momenti më i keq në karrierën time, deri tani”./UBTNews/

Exit mobile version