Ylli i muzikës, Adele njoftoi të martën se do të performojë në dy koncerte në Hyde Park të Londrës verën e ardhshme, pas pesë vjetësh.
33-vjeçarja që kryesoi toplistat amerikane dhe angleze javën e kaluar me hitin “Easy On Me”, njoftoi përmes Twitterit se koncertet e saj të ardhshme do të mbahen më 1 dhe 2 korrik. Këto do të jenë koncertet e para të Adele që nga viti 2017. Përveç Adele, aty do të performojnë edhe Elton John, Duran Duran dhe Pearl Jam.

Adele në muajin nëntor do të publikojë albumin e saj të katërt me titull “30”./UBTNews