UBT News

Adele ia prezantoi albumin e ri reperit Drake vitin e kaluar për ta marrë mendimin e tij

Këngëtarja e mirënjohur, Adele ia ka prezantuar albumin e ri “30” reperit Drake për të marrë mendimin e tij.

Këngëtarja po përgatitet për ta lansuar këtë album, i pari që nga ai i vitit 2015 me titull “25”.

Në një intervistë për Capital FM pas publikimit të këngës “Easy On Me”, Adele zbuloi se Drake e ka dëgjuar albumin “30” vitin e kaluar.

“Ia kam prezantuar atë mikut tim Drake, diku vitin e kaluar kur ai ishte në Londër. E pyeta nëse i dukej se ishte një incizim të cilin njerëzit duan ta dëgjojnë nga unë, dhe ai më tha që absolutisht po”, deklaroi Adele në intervistë.

Me këngën e re “Easy On Me”, Adele e theu rekordin ekzistues në platformën “Spotify” për këngën më të transmetuar brenda një dite, duke e mundur grupin e Koresë Jugore, “BTS”, të cilët e gëzonin këtë sukses me hitin e tyre “Butter”. Brenda 3 ditëve të lansimit, “Easy On Me” i numëron më shumë se 72 milionë klikime në YouTube.

Albumi i ri i saj do të publikohet më 19 nëntor./UBTNews

Exit mobile version