Këngëtarja Adele dhe reperi Skepta kanë ringjallur spekulimet se ata janë çift!
33-vjeçarja u pa së fundmi me të dashurin e saj në një qendër tregtare, raporton Page Six. Sipas një burimi, Adele dhe Skepta kishin dalë për blerje bashkë, Skepta po provonte rroba e ajo po e komplimentonte atë.
Në tetor të vitit të kaluar revista People raportoi se lidhja e tyre po forcohej çdo ditë e më shumë. Megjithëkëtë Adele i hudhi poshtë akuzat kur e quajti veten “mace beqare” në një video në Instagram.
Besohet që Adele dhe Skepta e njohin njëri-tjetrin qysh moti. Në vitin 2016, ajo ndau një fotografi të tij me mbishkrimin “Djali i Tottenhamit”.
Po këtë vit, Skepta tha në një intervistë se “Adele është shumë e kujdesshme dhe se i shkruan shumë shpesh”.
Në mars të këtij viti, Adele finalizoi divorcin me Simon Koneckin, dy vite pasi përfunduan lidhjen. Ata ishin të martuar për tri vjet dhe kanë një djalë, Angelo Adkins.
Ndërsa Skepta ka një vajzë, River, e cila u lind në vitin 2019./UBTNews