UBT News

Adele flet rreth albumit të saj të ri

Adele foli për albumin e saj që do të publikohet së shpejti. Në një intervistë për Vogue, këngëtarja ka thënë se ky album është më personal për të se sa çdo projekt tjetër që ka bërë.

“Është më personal për mua, ky projekt, e dua shumë. Gjithmonë them se albumi “21” s’më përket mua më. Ma përvetësuan atë. E këtë album s’do ta lë. Është albumi im. Dua ta ndajë me të tjerët, por s’do ta lë”, deklaroi ajo.

Ajo foli për divorcin, duke thënë se kujdesi për veten dhe puna për projektet të reja e kanë ndihmuar atë të përballet me ankthin vitet e fundit.

Adele paraqiti kërkesën për divorc nga Simon Konecki në vitin 2019. Ata kanë një djalë, Angelo. Ajo tregoi se pavarësisht dhimbjes që po i shkaktonte djalit, ajo e dinte se po bënte gjënë e duhur me divorcin.

Rreth albumit të ri, ajo u shpreh se nuk është plotësisht e sigurt nëse do ta quante atë ‘album divorci’.

“Ai nuk është ishi im. Ai është babai i fëmijës sim”, deklaroi ajo për Koneckin.

“Unë nuk isha e lumtur”, shpjegoi Adele për martesën e tyre. “Asnjëri nga ne nuk bëri diçka të keqe. Ne nuk e lënduam njëri-tjetrin ose diçka e tillë. Thjesht e kuptova që: Unë dua që djali im të më shohë me të vërtetë të dashuruar. Është vërtet e rëndësishme për mua”, deklaroi ajo.

Këngëtarja foli edhe për të dashurin e ri, agjentin sportiv Rich Paul. Para se të fillonin lidhjen ata ishin miq të mirë./UBTNews

Exit mobile version