Adele ka fituar mbi 30 milionë euro në vetëm një vit pas publikimit të albumit të saj “30” dhe shpalljes së dy koncerteve të njëpasnjëshme në Mbretëri të Bashkuar.
Përmbledhjet e llogarive të bëra deri më 31 dhjetor tregojnë se këngëtarja kishte të ardhura tejet të mëdha në vitin që publikoi albumin e saj.
Adele është drejtoresha e vetme e kompanisë Melted Stone Publishing Ltd, ku të ardhurat mbërrijnë shumën 28,938,717 £ në përgjithësi.
Adele gjithashtu do të fitojë më shumë se 2 milionë dollarë në shfaqje në koncertin e saj të ardhshëm në Las Vegas.
Artistja sipas Billboard, është planifikuar të luajë dy herë në fundjavë nga 21 janari deri më 16 prill në Colosseum në Caesars Palace dhe biletat janë shitur për rreth gjashtë orë.
Gazeta raportoi se çmimet e biletave për të parë Adele varionin nga 5000 dollarë secili për tre rreshtat e parë; 860 dollarë për pjesën e përparme të Koloseut; dhe 600 dollarë për pjesën e përparme të ballkonit të sipërm në vend.
Sipas raportit, disa bileta kushtonin 85 dollarë./UBTNews/