Adele është një fanse e flaktë e Celine Dion! Dhe këtë e dëshmoi artistja e mirënjohur gjatë një interviste me “73 pyetje” në Vogue.
Në një pjesë të intervistës, 32-vjeçarja deklaroi se ruan një çamçakëz të shtypur nga Celine Dion në një kornizë në shtëpi.
“James Corden, mik i imi, por gjithashtu bën ‘Carpool Karaoke’, e dinte se sa fanse e madhe e saj isha. Dhe kështu ai e bëri atë të pështyjë çamçakëzin në një copë letër dhe e vendosi në një kornizë. Është një prej gjërave që më bën më së shumti krenare!”, shpjegoi këngëtarja me një buzëqeshje.

Adele tha se këngën “My Heart Will Go On” të Celine Dion e ka interpretuar më së shumti gjatë jetës së saj./UBTNews