UBT News

Adele, Beyoncé dhe Kendrick Lamar kryesojnë nominimet në Grammy

Beyoncé dhe Adele janë yjet e Grammy Awards 2023 dhe do të ballafaqohen për të gjitha çmimet kryesore.

Të dy artistet janë nominuar në kategorinë albumi i vitit, Adele me albumin e saj “30” dhe Beyoncé me albumin “Renaissance”.

Kënga e Adele “Easy On Me” dhe “Break My Soul” e Beyoncé janë nominuar edhe në kategorinë kënga e vitit.

Edhe yjet britanikë Harry Styles dhe Coldplay janë në garë për albumin më të mirë, së bashku me ikonat suedeze të popit, grupin Abba.

Nominimet u shpallën të martën dhe Beyonce kryeson me nëntë. Kendrick Lamar renditet në vendin e dytë, me tetë nominime për albumin e tij të katërt “Mr Morale and the Big Steppers”. Adele dhe ylli Brandi Carli janë në vendin e tretë, me nga shtatë nominime./UBTNews/

Exit mobile version