Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka bërë të ditur se kanë zyrtarizur kandidatin për kryetar të Komunës së Dragashit.
Në një shkrim në Facebook, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se kandidat i tyre për këtë komunë është Agron Gashi.
Ai tha tutje se Dragashi ka nevojë për zhvillim ekonomik.
“Aleanca synon të ofrojë ndryshim në qeverisjen komunale në Dragash. Agron Gashi nga Brezna, punëtor i arsimit, i njohur për sinqeritetin dhe afërsinë e tij me qytetarët, do të jetë kandidat për kryetar të komunës së Dragashit. Kjo komunë malore, me numrin më të madh të bimëve mjekësore dhe aromatike, me potenciale të shumta natyrore, është vendi më i përshtatshëm në rajon për zhvillimin e blegtorisë por edhe turizmit”.