Anëtaret e grupit “Little Mix” thonë se ‘do të bëjnë një pushim’ pas turneut të vitit 2022, por insistojnë se nuk do të ndahen përgjithmonë. Lajmi u konfirmua në rrjetet e tyre sociale të mërkurën mbrëma.
“Ishin dhjetë vite të mrekullueshme, një aventurë e mrekullueshme, dhe mendojmë se erdhi koha të pauzojmë kështu që mund të mbushemi me energji dhe të punojmë në projekte tjera. Nuk do të mund të ju falënderojmë mjaftueshëm për dashurinë dhe mbështetjen e pakursyeshme që nga fillimi. Ju duam shumë”, thuhet në postimin e grupit.
Pavarësisht njoftimit, grupi thotë se tashmë kanë plane për më shumë muzikë, turne dhe performanca në të ardhmen./UBTNews