UBT News

A janë sëmundjet e zemrës trashëgimore dhe si ndikon diabeti? Flet kardiologu Edis Demiri

Historia familjare dhe diabeti janë faktorët më të fortë rreziku për sëmundjet kardiovaskulare. Kështu thekson kardiologu invaziv nga United Hospital, Edis Demiri në episodin e podcastit “Shëndeti në rend të parë” në Telegrafi, ku flet si për shkaqet kryesore ashtu edhe për një rast të pazakontë klinik që i shpëtoi jetën një pacienti.

A janë sëmundjet kardiake trashëgimore dhe si ndikon diabeti në zemër? Flet kardiologu Edis Demiri

“Faktori më i rëndësishëm është historia familjare për sëmundjet e zemrës”, thotë Demiri, duke shtuar se nëse prindërit ose vëllezërit/motrat kanë pësuar infarkt apo ndërhyrje kardiake në moshë të re, “edhe ai person është i rrezikuar”.

Sipas tij, “diabeti është pothuajse po aq i rëndësishëm sa historia familjare”, ndërsa më pas vijnë faktorë të tjerë si duhani, hipertensioni dhe yndyrnat e larta në gjak.

Mesazhi i mjekut është i qartë: kontrolloni rregullisht shëndetin e zemrës, veçanërisht nëse keni histori familjare apo diabet; ndaloni duhanin, mbani tensionin dhe lipidet nën kontroll dhe kërkoni ndihmë mjekësore urgjentisht në shenja si dhimbje gjoksi, djersitje të ftohta, marramendje ose vështirësi në frymëmarrje.

Për bisedën e plotë me këshilla praktike dhe sqarime të mëtejshme, ndiqni episodin e ri të podcastit “Shëndeti në rend të parë” në Telegrafi.

Exit mobile version