- Ka shumë gjëra më të çmuara se paratë
Është e lehtë të robërohesh nga mendësia se paraja është thesari më imperativ në shoqëri. Paratë janë gjithmonë kalimtare, ashtu si shumica e gjërave në jetë. Paraja vjen dhe shkon, por sa jeni të gatshëm të paguani për kënaqësinë kalimtare? Pasojat e mentalitetit të parasë janë shumë më të dëmshme sesa vetë vlera e parasë. A je gati të vësh në rrezik mirëqenien mendore, emocionale dhe fizike? Ka gjëra më të çmuara se paratë. Ja disa prej tyre:
- Eksperienca
- Lidhjet e vërteta
- Ndjenja e qëllimit
- Meraku i vërtetë për të ndihmuar të tjerët
Autori Eddie Jaku thotë se, “ka shumë gjëra në këtë botë që asnjë shumë parash nuk do mund t’i blejë, dhe disa gjëra janë të paçmueshme përtej çdo mase”.
- Dobësia mund të shndërrohet në urrejtje
Njerëzve të dobët u mungon aftësia për të ruajtur një farë niveli të inteligjencës emocionale. Njerëzit të cilëve u mungon inteligjenca emocionale dhe një ndjenjë e fortë për veten, ndikohen lehtësisht që të urrejnë. Vlerat dhe bindjet e tyre nuk ngrihen mbi themele të forta; përkundrazi, ata janë ithtarë të kauzave radikale. Urrejtja është një sëmundje që konsumon mendjen e njeriut deri në pikën pa kthim, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme për veten dhe të tjerët.
“Nëse shumë njerëz do të ishin ngritur në këmbë në Kristallnacht (nata kur nazistët nisën terrorin) dhe të thoshin ‘mjaft, çfarë po bën? A je në rregull?’ atëherë rrjedha e historisë do të kishte qenë ndryshe. Por ata nuk e bënë. Kishin frikë sepse ishin të dobët dhe dobësia e tyre i lejoi të manipuloheshin deri në urrejtje” – Eddie Jaku.
- E nesërmja do të vijë nëse mbijeton. Hap pas hapi
Shumica e njerëzve heqin dorë sepse mendojnë se vuajtja nuk do të marrë fund kurrë. Ata heqin dorë nga kontrolli sepse vizioni i tyre është i turbullt nga shqetësime të vogla dhe jo nga tabloja më e gjerë.
“Sa më shumë t’i afrohesh diçkaje, aq më e turbullt bëhet”, thotë një shprehje. Jini të logjikshëm dhe largpamës. Asgjë nuk ka të skalitur fjalën “përgjithmonë”.
- Mund të gjesh mirësi kudo, edhe tek të huajt
Nëse bëni një hap dhe del nga bota jote qoftë edhe për një moment, do të vësh re se nuk je vetëm. Problemi më serioz është se ne nuk mund të flasim lirshëm për veten, jetën tonë dhe problemet tona. Ju nuk jeni vetëm në univers. Ka njerëz që do t’ju ndihmojnë me kënaqësi nëse do të ishit të gatshëm të dëgjonit.
- Një mik i mirë
“Gjëja më e madhe që do të bësh ndonjëherë është të të dojë një person tjetër” – përsërisni këtë fjali derisa të kuptoni se dashuria dhe miqësia janë ilaçi më i mirë.
Duhet ta dëgjojnë mirë, sidomos të rinjtë. Pa miqësi, njeriu humbet. Një mik është dikush që të kujton të ndihesh i gjallë.
- Edukimi është shpëtim
Nuk kam parasysh arsimin formal kur përdor fjalën “edukim”. Po, arsimi formal është fantastik dhe sjell mundësi të mëdha, por edukimi jetësor është shumë më kritik. Të kuptosh ligjet e natyrës njerëzore, të jesh i ndërgjegjshëm për botëkuptimet dhe të dish se si të lidhesh në mënyrë që zëri yt të dëgjohet, këto janë të gjitha shembuj të edukimit jetësor. Të mos varesh nga të tjerët për një jetë të mirë.
Mund të mos jesh në gjendje ta ndryshosh botën sepse është përtej fuqisë tënde, por mund të ndryshosh veten. Ndryshimi është i mundur, pavarësisht asaj që mund të besosh, por duhet disiplinë./bota.al