Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e kaluara në Kosovë janë shënuar 100 raste të reja me COVID-19, ndërsa nuk është regjistruar asnjë viktimë.
Sipas IKSHPK-së, numri total i rasteve aktive është 539, ndërkaq për të njëjtën periudhë janë shëruar tre persona, transmeton Klankosova.tv.