Përderisa fansat në të gjithë botën janë në zi për humbjen e aktorit të dashur Michael K.Williams, reperi 50 Cent ndezi zjarrin me dy postime të ndjeshme në Instagram, që më vonë u fshinë.
Reperi 46-vjeçar, Curtis James Jackson III, i njohur me emrin skenik 50 cent, fshiu menjëherë postimet. Përmes vdekjes së aktorit ai synoi të promovojë serialin “Power Book III: Raising Kanan” dhe brendet e tij Branson Cognac dhe Le Chemin Duroi.
Kurse në postimin e dytë ai publikoi një artikull të vitit 2018 të New York Post ku flet rreth përplasjes mes tij dhe aktorit, ku fansat i reaguan ashpër. Fansat thonin se ky ishte gjest i pasjellshëm nga ana e reperit, madje kishte edhe nga ata që kërkonin që 50 cent të dënohej me burg.
Sipas raporteve të publikuara në vitin 2018, ata u përfshinë në një “grindje” pasi 50 Cent thoshte se muzikanti James Rosemond, Jr, AKA Jimmy Henchman, u sulmua ndërsa ishte në burg.
Rosemond po vuante dënimin me burg të përjetshëm sepse u shpall fajtor për një komplot vrasjeje kundër Lowell “Lodi Mack” Fletcher – i cili besohej se ishte një mik i reperit 50 Cent.
Pas kësaj kishte reaguar Williams me një video, duke thënë se “deklaratat ishin të rreme” pa e përmendur emrin e reperit, dhe duke i ofruar mbështetje Rosemondit.
Kurse reperi iu kundërpërgjigj duke i thënë shiko “punën tënde”. Madje ai vazhdoi duke publikuar fotografi nga roli i Williams si homoseksual në serialin “The Wire”./UBTNews