Pesë mësime nga libri “Projektoje jetën tënde” me autorë Bill Burnett dhe Dave Evans:
1. Jeta është dinamike
Asnjëherë nuk e “kupton” se çfarë është jeta.
Nëse do të projektosh jetën tënde, duhet të përgatitesh për një udhëtim.
Udhëtimi ka të bëjë me përcaktimin e një drejtimi, shijimin e procesit dhe përsëritjen teksa ecni përpara.
2. Veprimi i paraprin pasionit
Pasioni lind në veprim. Shumë pak njerëz e dinë se për çfarë janë të pasionuar.
Vetëm duke bërë shumë gjëra dhe duke zbuluar se çfarë të pëlqen dhe çfarë nuk të pëlqen, fillon të kuptosh se për çfarë mund të jesh apasionuar.
3. Gjetja e problemit të duhur për të zgjidhur
Në jetë, nëse filloni të punoni për problemin e gabuar, nuk ka rëndësi se sa të mira janë zgjidhjet tuaja.
Do të gjeni një mori zgjidhjesh të mira, por për problemet e gabuara.
4. Puna juaj e ëndrrave
Për të arritur në punën tënde të ëndrrave, duhet ta krijosh atë.
Fillo duke qenë i vetëdijshëm për pikat e tua të forta / të dobëta, pëlqimet / mospëlqimet, interesat / jo interesat e tua, dhe më pas fillo të mendosh për karriera të ndryshme bazuar në atë që di.
5. Vlerësimi se ku je
Për të ditur se ku po shko, së pari duhet të dish se ku je.
Jeta është një ekuilibër në fusha të ndryshme, dhe një mënyrë për të menduar për jetën është ta ndash atë në shëndet, punë, dashuri dhe lojë./bota.al