UBT News

Bayern Munich arrin kuotën e 100 golave, thyen çdo rekord në Evropë

Bayern Munich ka konfirmuar dominimin e tij absolut në Bundesliga, duke u bërë skuadra e parë në pesë ligat kryesore evropiane që arrin shifrën prej 100 golave të shënuar këtë sezon.

Gjigantët bavarezë tashmë ndodhen vetëm një gol larg barazimit të rekordit historik të golave në kampionatin gjerman, duke lënë pas me diferencë të madhe rivalët e tyre në kontinent.

Diferenca me ndjekësit në Evropë

Edhe pse skuadra si Barcelona dhe Interi po kalojnë një sezon të mirë, distanca me liderët gjermanë mbetet e konsiderueshme. Barcelona renditet në vendin e dytë me 80 gola në La Liga, plot 20 gola më pak se Bayerni, ndërsa Interi plotëson podiumin me 71 gola në Serie A.

Renditja e skuadrave më produktive në 5 ligat kryesore (2025/26):

  • 100 gola – Bayern Munich
  • 80 gola – Barcelona
  • 71 gola – Inter
  • 64 gola – Real Madrid
  • 61 gola – Arsenal & PSG
  • 60 gola – Man. City & B. Dortmund
  • 58 gola – Bayer Leverkusen
  • 56 gola – Man. United & Stuttgart

Me këtë ritëm të frikshëm, skuadra e drejtuar nga Vincent Kompany dhe e udhëhequr në sulm nga Harry Kane, mbetet favoriti kryesor për të thyer çdo rekord të mundshëm deri në përfundim të kampionatit, duke e bërë garën për “sulmin më të mirë” thuajse të mbyllur.

Exit mobile version