Varianti Delta i COVID-19 ka filluar të përhapet me shpejtësi në Kosovë. Mbi 2 mijë e 500 raste të infektuara dhe 14 viktima janë regjistruar vetëm sot në vend. Ndërsa, vetëm në 3 ditët e fundit numri i viktimave nga ky virus ka shkuar në 44, raporton Gazeta Express.
44 viktima janë regjistruar në tri ditët e fundit në Kosovë.
Vetëm sot në Kosovë janë regjistruar 14 viktima nga ky virus.
Gjatë ditës së djeshme janë raportuar 13 viktima, ndërsa të hënën 17 viktima.
Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur dje se 37 persona janë në gjendje të rënduar shëndetësore.
Ndërsa, numri i viktimave nga COVID-19 në vend ka shkuar në 2 mijë e 370.
Kujtojmë që së fundmi në vend është rritur edhe numri i rasteve të infektuara me koronavirus.
Vetëm sot ështe regjistruar rekord i rasteve të reja.
2 mijë e 541 persona kanë rezultuar pozitiv me virus në 24 orët e fundit.
Ndërsa, numri i rasteve aktive me COVID-19 ka shkuar në 23 mijë e 845.