Albumi “30” i këngëtares Adele po vjen!
Të mërkurën Adele njoftoi se albumi i saj i katërt, i titulluar “30” do të lansohet më 19 nëntor, gati gjashtë vjet nga projekti i fundit i saj.
Së fundmi në një deklaratë, 33-vjeçarja zbuloi se filloi punën rreth këtij albumi tri vjet më parë – në një periudhë komplet ndryshe.
“Isha pothuajse në një vend tjetër nga ajo që duhej të isha. E kundërta e kësaj që jam aktualisht. Më duket se ky album është vetëshkatërrues, pastaj vetë-reflektim dhe një lloj vetë-çlirimi. Por, po ndihem gati. Unë me të vërtetë dua që kësaj radhe, njerëzit të dëgjojnë anën time të historisë”, deklaroi ajo.
Këngëtarja e hitit “Hello” shkroi se ajo kishte “mësuar shumë të vërteta të mëdha” për veten gjatë rrugës, por përfundimisht është në një vend ku ndihet rehat duke publikuar projekte të reja.

Adele dhe ish-bashkëshorti i saj, Simon Konecki, finalizuan divorcin në muajin mars, dy vite pasi u ndanë për herë të parë. Në Instagram gjatë një lidhjeje live me fansat, ajo tha se tema e albumit do të ishte “divorc, zemër, divorc”./UBTNews