Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoni të Veriut kanë vdekur 25 pacientë si pasojë e COVID-19. Instituti i Shëndetit Publik njofton se janë regjistruar 62 raste të reja si dhe janë shëruar 398 pacientë.
Në Maqedoni të Veriut që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 152 mijë e 747 raste me COVID-19, prej të cilëve 133 mijë e 871 janë shëruar, 4 mijë e 961 kanë vdekur. Kurse aktualisht janë 13 mijë e 915 raste aktive me COVID-19./UBTNews