Në një sallë të mrekullueshme plot me tinguj dhe emocione, një kapitull i madh në historinë e muzikës klasike të Kosovës po mbyllet. Pas 18 vjetësh në udhëheqje, profesori dhe dirigjenti i njohur, Baki Jashari përfundon mandatin e tij si drejtor i Filharmonisë së Kosovës.
Të martën, Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, priti Baki Jasharin dhe bëri të ditur ndërprerjen e punës në krye të institucionit të kulturës, duke e përshëndetur kontributin e Baki Jasharit në zhvillimin dhe forcimin e muzikës klasike në Kosovë. Jashari është falënderuar nga komuniteti muzikor për përkushtimin dhe pasionin e tij për artin, për punën e palodhshme për të promovuar muzikën klasike dhe për t’i dhënë Filharmonisë së Kosovës një identitet dhe një zë në arenën ndërkombëtare.
Besa Luzha nga komuniteti artistik në rrjetin social në Facebook në komentin e saj, iu është falënderuar Jasharit për punën e deritanishme dhe i uron për angazhimin e ri, me përgjegjësi Dardan Selimajt.
Imer Hakaj, Drejtor i Inspektoriatit për Trashëgimi Kulturore në MKRS, ka shkruar se drejtori i Filharmonisë së Kosovës, Jashari ka bërë një punë të madhe dhe të shkëlqyeshme gjatë gjithë kohës se punës së tij për institucionin. Kurse për faktin që ministri Ceku, e ka vlerësuar si personalitet, e lëvdoi ministrin dhe punën e këtij institucioni. Por ashtu si në çdo fund të një rruge të gjatë, në horizont shfaqet një fillim i ri. Emërimi i Dardan Selimajt si ushtrues detyre i drejtorit të Filharmonisë së Kosovës shënon një kapitull të ri në historinë e këtij institucioni të madh. Selimaj, një zyrtar i brendshëm i institucionit, përfaqëson një pasuri të brendshme të talenteve dhe pasionit për muzikën klasike, dhe shpresat për të ardhmen e ndritshme të Filharmonisë. Praktikisht Dardan Selimaj, një figurë e njohur në korridoret e institucionit, nga e hëna e javës së ardhshme do të përballet me një sfidë të re që është – ushtrimi i detyrës së menaxherit të institucionit.
Dardan Selimaj, si ushtrues i detyrës së drejtorit të Filharmonisë së Kosovës, fillon me një vlerësim të programit të vitit të aprovuar nga ana programore. Ai për Kohën Ditore vë në pah rëndësinë e mbajtjes së kontinuitetit dhe vazhdimin e bashkëpunimit me akterë të rëndësishëm të skenës së muzikës klasike, si në vend edhe jashtë vendit. Selimaj shpreh qëllimin për të kontribuar në reformën organizative të Filharmonisë së Kosovës, në bashkëpunim me kolegët e dy njësive, Orkestrës dhe Korit. Selimaj si anëtar i korit të Filarmonisë së Kosovës, kaloi vite duke performuar në skenat prestigjioze të rajonit, duke i dhënë zë një simfonie të madhe. Në vitin 2014, ai u hodh në detin e filmit dokumentar, duke drejtuar për herë të parë “There is Light Inside”, një opus që ndriçon çdo cep të globit. Për fat të keq, kjo epistole nuk mund të përfundojë pa një vlerësim për kontributin në artin dhe kulturën e Kosovës./UBTNews/
Përmbledhi: Dionesa Ebibi