UBT News

15 të vdekur nga COVID-19 sot në Maqedoninë Veriore

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë Veriore nga 1876 teste të kryera janë regjistruar 185 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve 99 vetëm në Shkup.

Ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 523 pacientë, njofton Alsat.

Ndërsa betejën me COVID-19 e kanë humbur 15 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 193.408 raste, prej të cilëve 174.148 janë shëruar, kurse 6719 kanë ndërruar jetë. Aktualisht në vendin tonë janë 11.878 raste aktive me virusin korona.

Exit mobile version