UBT News

15 mijë rusë dhe 20 mijë ukrainas kanë hyrë këtë vit në Shqipëri

Në 27 shkurt Shqipëria vendosi të ndalojë fluturimet e avionëve rusë në hapësirën e saj ajrore. Kjo ishte pjesë e disa sanksioneve që do të qëndrojnë në fuqi deri sa të vazhdojë lufta në Ukrainë.

Por këto ndalesa nuk i kanë penguar shtetasit rusë të vijnë në Shqipëri.

Deri në mes të gushtit kanë hyrë në vend mbi 15 mijë shtetas rusë. Një vit më parë ata ishin 36 mijë. Ndërsa në total në 6 vitet e fundit llogariten mbi 132 mijë.

Rusët janë pjesë e personave që mund të hyjnë pa viza në territorin shqiptar deri më 31 shtator të 2022.

Një praktikë kjo e ndjekur nga qeveria për heqjen e vizave me shumë shtete gjatë sezonit veror për të tërhequr sa më shumë turistë.

Lufta nuk i ka ndaluar as ukrainasit të vizitojnë Shqipërinë.

20 mijë prej tyre kanë hyrë në Shqipëri deri në mes të gushtit. Ndërkohë, në 2021 ishin 110 mijë. Numri i ukrainasve në 6 vitet fundit ka qenë sa 2-fishi i rusëve.

Ardhja e turistëve rusë e ukrainas në Shqipëri ka qenë kryesisht nëpërmjet fluturimeve çarter që nisën in 2016. U ndërpre në 2020 dhe në 2021 fluturimet ishin të limituara. Tashmë me luftën në derë, rrugët që kanë gjetur drejt Shqipërisë kanë qenë të ndryshme.

Exit mobile version