14 persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit në Maqedoni të Veriut. Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut njofton se janë regjistruar 46 raste të reja dhe janë shëruar 147 pacientë.
Deri më tash janë vaksinuar rreth 225 mijë qytetarë të Maqedonisë së Veriut, ndërkaq rreth 200 mijë të tjerë janë duke pritur të vaksinohen./UBTNews